Live

Kapën armë dhe fishekë në Pikë Kalimin Kufitar në Vermicë

17:57 / 08 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Dogana e Kosovës sot ka gjetur një pistoletë dhe 100 copë fishekë gjatë kontrollimit të një kamioni në Vermicë.

“Sot, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vermicë, Njësitet Antikontrabandë në bashkëpunim me zyrtarët e shiqimit të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll të detajuar të një ngarkese komerciale dhe të kabinës së një kamioni”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës në Facebook.

“Gjatë këtij kontrolli është hasur një pistoletë e tipit 9 mm si dhe 100 copë fishekë”.

Dogana ka njoftuar se rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për ta hetuar.

Shpërndaje në

U Kopjua