Live

Kapet autori i vrasjes në Divjakë, zbulohet motivi

09:55 / 20 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Policia e Fierit pas disa orësh kërkim ka mundur të identifikojë dhe të vë në pranga autorin e vrasjes në zonën e Divjakës, në orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se është 25 vjeçari Xhesion Toromani personi që qëlloi disa herë me thikë 32 vjeçarin Besmir Kumria, duke e lënë atë pajetë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në një lokal në Kryekuq, kur Toromani ka mbërritur me makinë dhe ka shkuar menjëherë në tavolinën ku qëndronte viktima duke e qëlluar me thikë pa i thënë asnjë fjalë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi 25 vjeçari Toromani e ka vrarë shtetasin Besmir Kumria, pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat, raporton A2 Cnn.

Toromani tashmë ndodhet në drejtorinë e policisë dhe akuzohet për “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

Shpërndaje në

U Kopjua