Live

Kapet shtetasi serb në Maqedoni të Veriut për kontrabandë

12:53 / 21 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Drejtoria e Doganave e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se është kapur një shtetas serb gjatë tentativës për të kontrabanduar dy orë Rolex dhe një orë Omega.

Në njoftim thuhet se orët janë zbuluar në veturën e personit në fjalë, i cili po përpiqej të hynte në Maqedoni përmes pikës kufitare Tabanoc.

Rolex Submariner, Rolex Sky-Dëeller dhe Omega Speedmaster ishin orët që shtetasi serb tentoi të kontrabandonte sipas doganës maqedonase, vlera e të cilave është 38 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.

“Kundër personit është ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale – kontrabandë. Shoferi, me qëllim që të shmangë kontrollin doganor, vendosi orët në një kuti të vogël lëkure, të cilën e futi në çantën e tij të zezë së bashku me sende të tjera për përdorim personal. Produktet e sekuestruara janë dorëzuar pranë Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Shpërndaje në

U Kopjua