Live

Kaq ka pritje nëpër pikat kufitare të Kosovës

20:43 / 02 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Pritjet e qytetarëve për hyrje-dalje në pikat e kalimeve kufitare po vazhdon edhe në orët e pasdites.

Sipas gjendjes së orës 18:25, pritjet më të gjata janë në hyrje të pikës kufitare Dheu i Bardhë me kolona të automjeteve deri në një kilometër dhe pritjet janë dy orë.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Hani i Elezit ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është pesëqind metra, me pritjet e qytetarëve njëzet minuta, teksa në hyrje kolona e automjeteve është tetëqind metra e gjatë dhe pritjet janë tridhjetë minuta.

Në pikën tjetër të kalimit kufitar Muçibabë kolona e automjeteve në hyrje është treqind metra e gjatë dhe pritjet e qytetarëve janë njëzet minuta, ndërsa në dalje pritjet janë tridhjetë minuta, me kolona të automjeteve deri në dyqind metra gjatësi, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

Në Jarinje pritjet për hyrje në këtë pikë kufitare janë dhjetë deri në njëzet minuta, me kolona të automjeteve deri në tridhjetë metra, ndërsa në dalje të kësaj pike kufitare pritjet janë deri në njëzet minuta, por nuk ka kolona.

Shpërndaje në

U Kopjua