Katër persona janë raportuar si të zhdukur në Kosovë gjatë ditëve të fundit.
Rasti i parë është në Nashec të Prizrenit, ku gjyshërit kanë njoftuar se mbesa dhe nipi i tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.
Viktimat janë të njohur për recidivizëm, ndërsa rasti është duke u hetuar, transmeton Klankosova.tv.
Rasti i dytë ka ndodhur në Ferizaj, ku një person nuk është kthyer pas daljes nga shtëpia.
Hetimet janë duke vazhduar, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Ndërsa në Zhegër të Gjilanit, prindi ka raportuar se vajza e tij është zhdukur dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
“Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thotë Policia.