Gjatë 24 orëshit të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje, shkruan KosovaLive.
Dy raste janë raportuar në Prishtinë, ndërsa nga një në Fushë Kosovë dhe Gjakovë.
Lidhur me këto raste, dy persona janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 09.11.2024 – 23:00. Pas një mosmarrëveshje dyshohet se viktima/f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 09.11.2024 – 16:20. Është raportuar se ankuesi m/k pas një mosmarrëveshje me djalin e tij të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti ka thyer telefonit dhe ka dëmtuar një orman dhe më pas është larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar.
· Fushë Kosovë 08.11.2024-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe ofenduar viktimën femër kosovare me të cilën ka bashkëjetuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Gjakovë 09.11.2024-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.