Live

Katër të vrarë e disa të plagosur nga të shtënat në një autobus në Jerusalem

11:26 / 08 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Të paktën katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Jerusalem, në zonën Ramot Junction.

Autoritetet izraelite thanë se dy atentatorët u neutralizuan nga forcat e sigurisë, transmeton klankosova.tv.

Sulmi ndodhi në një autobus, por ende nuk ka asnjë pretendim përgjegjësie nga ndonjë grup i armatosur.

Shpërndaje në

U Kopjua