Kina nisi një rund të ri kontaktesh diplomatike me Japoninë dhe Bashkimin Evropian këtë javë, ndërsa Uashingtoni përgatitet për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump.
Një delegacion ligjvënësish japonezë udhëtoi në Pekin dhe një delegacion ushtarak kinez shkoi në Japoni për herë të parë në pesë vjet.
Presidenti i ri i Këshillit Evropian zhvilloi telefonatën e tij të parë me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping.
Analistët thonë se Kina po përpiqet të testojë aleancën midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij me përpjekje diplomatike.
“Zyrtarët e lartë kinezë besojnë se administrata e ardhshme e Trumpit do të jetë më e ashpër ndaj Kinës, prandaj Pekini po përpiqet të nxjerrë aleatët e Shteteve të Bashkuara nga orbita e Uashingtonit”, i tha Zërit të Amerikës Chen Yuhua, profesor i studimeve mbi Kinën në Universitetin Ndërkombëtar Akita.
Megjithatë ekspertë të tjerë thonë se efektiviteti i strategjisë së Pekinit, mbetet i paqartë.