Policia e Kosovës ka raportuar se dje është arrëstuar një person në Gjakovë, pasi dyshohet se i njëjti, me datë 12.10.2022 ka lajmëruar Policinë për një rast vjedhje dhe dje është vërtetuar se është lajm i rremë.
Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari është intervistuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Skënderbeu, Gjakovë 12.10.2022 – 16:10. Më 06.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartë cekur kishte lajmëruar një rast vjedhje dhe sot është vërtetuar se ka deklarua rrejshëm. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.