Live

Kjo është lista e AAK-së për Asamblenë e Prishtinës

15:56 / 14 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kandidati i AAK-së për Prishtinën Bekim Berisha, ka prezantuar listën prej 56 kandidatësh për Asamble Komunale nga ky subjekt politik.

Berisha, emrat brenda kësaj liste i quajti “Forcë e unifikuar e njerëzve që e duan këtë qytet me zemër e shpirt!”.

“Kemi bashkuar ide të freskëta, energji që nuk ndalet dhe përvojë që e di rrugën. Nga lagjet e qeta e deri te rrugët plot jetë, zëri ynë vjen i larmishëm, me të rinj plot guxim dhe profesionistë me përvojë, krah për krah, për të sjellë ndryshim aty ku nevojitet më së shumti. Me sinqeritet, bashkëpunim dhe besim se Prishtina meriton më të mirën, jemi gati të punojmë për ju, me ju!”, deklaroi Berisha.

Shpërndaje në

U Kopjua