Live

Konflikt mes fqinjëve në Durrës, plagoset me thikë një person

14:31 / 07 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Një konflikt banal mes fqinjëve ka përfunduar me plagosje me thikë këtë të diel në Durrës.

Siç raporton Euronews.al, një 22 vjeçar ka goditur me thikë fqinjin e tij. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, dhe sipas raportimeve, ndodhet jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klankosova.tv.

Në konflikt raportohet se është i përfshirë edhe babai i të dyshuarit, si dhe disa persona të tjerë, të cilët janë shoqëruar në komisariatin e Durrësit.

Shpërndaje në

U Kopjua