Njohësi i politikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bardh Zherka, në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur për raportohet ShBA – Kosovë.
Ai tha se tani Kosova është një vend problematik që nuk komunikon me asnjërin nga vendet aleate që e kanë ndihmuar deri këtu.
Derisa, shton se ekziston rreziku për humbjen e fondeve të mëdha për shkak të moskonstituimit të Kuvendit.
“Forcimi i marrëdhënieve me ShBA-të është jashtëzakonisht i rëndësishëm, është administrata më e lehtë për me ofru bashkëpunim, sidomos ekonomik. Te na nuk e bojnë si shtet, sidomos tash e sa kohë”, tha Zherka.
“E kemi një Ministre të Jashtme, e cila nuk e di a ka qenë në ndonjë takim të randësishëm, e papërgatitur”, vijoi tutje Zherka.
Ndiqeni videon për më shumë detaje: