Me afrimin e festave të fundvitit, kosovarët duket se janë pajisur mirë me fishekzjarrë.
Vetëm për periudhën dhjetë mujore janë importuar 300 mijë kilogramë fishekzjarrë të llojeve të ndryshme. Ani pse sipas të dhënave të doganës përllogaritet se pagesat e taksës dhe akcizës janë shumë të larta, ato vazhdojnë të importohen me rritje të konsiderueshme duke përfituar mbi 1.4 milionë euro.
“Gjatë periudhës së fundit, janë importuar rreth 300,000 kg fishekzjarre te llojeve te ndryshme, me një vlerë furnizimi prej afërsisht 600,000 euro. Ky volum mallrash është shoqëruar nga taksa të paguara që kalojnë shifrën e 800,000 eurove, duke përfshirë taksat doganore, TVSH-në dhe akcizën. Në aspektin e origjinës, shumica e këtyre mallrave janë importuar nga Kina, ndërsa një pjesë e vogël vjen nga Shqipëria”, tha në një përgjithe për Indeksonline Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës.