Live

KQZ bën thirrje për rritje të pjesëmarrjes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë

21:44 / 21 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të dalin të votojnë në numër sa më të madh në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Sipas KQZ-së, grupmoshat 26-40 vjeç dhe 65-99 vjeç kanë shënuar përqindjen më të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje në Kosovë.

“Vota juaj mund të ndikojë të ardhmen e Kosovës! Grup moshat 26-40 vjeç dhe 65-99 vjeç kanë shënuar përqindjen më të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje në Kosovë. Por vota juaj ka fuqinë të ndikojë në të ardhmen e Kosovës!

Është koha ta bëni zërin tuaj të dëgjohet! Kosova ka nevojë për ju. Le të angazhohemi dhe të rrisim pjesëmarrjen në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt 2025”, thuhet në apelin e KQZ-së.

Partitë politike ka kohë që kanë nisur parafushatën zgjedhore, derisa periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të fillojë zyrtarisht më 11 janar, 2025.

Nga ato zgjedhje do të dalë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, që ka 120 deputetë.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...