Live

Krah Hajdarit, Hoxha pas emërimit shef i shtabit zgjedhor në Drenas: Bashkë do ta dëshmojmë fuqinë e bastionit tonë!

20:11 / 10 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Sejdi Hoxha ka bërë një reagim pas pranimit të detyrës së tij të re, shef i shtabit zgjedhor të PDK-së në Drenas.

Krah kandidatit të PDK-së për kryetar komune, ai shprehet se pa ambicie personale, do ta dëshmojnë fuqinë e bastionit të këtij subjekti, transmeton klankosova.tv.

”Drenasi gati për fitore!

Me nder dhe përgjegjësi sot pranova detyrën si Shef i Shtabit të PDK-së në Drenas.

Pa ambicie personale – vetëm një synim: fitorja e PDK-së dhe e Petrit Hajdarit!

Derë më derë, bashkë do ta dëshmojmë fuqinë e bastionit tonë!

Fushatën tonë do ta bëjmë me qetësi, korrektësi dhe respekt për çdo qytetar.

Do ta dëgjojmë çdo zë, sepse secili prej jush ka rëndësi!

Faleminderit nga zemra për besimin dhe mbështetjn tuaj.

#PDK #Drenas #BashkëPërFitore #PetritHajdari”.

Shpërndaje në

U Kopjua