Profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi, ka thënë se sot në Ditën Ndërkombëtare të Emigracionit, duhet të na tregojë se kush është meritor për largimin e 300 mijë shqiptarëve nga Kosova.
Ai mori për shkas një deklaratë të një kandidati për deputet nga VV-ja që tha se Qeveria Kurti është meritorë për lindjen e 23 mijë fonshnjave.
“Dje e morëm vesh se kush është meritorë për lindjen e 23.000 foshnjeve në Kosovë. Sot në Ditën Ndërkombëtare të Emigracionit, do të duhej të na tregohej se kush është meritorë për largimin e 300.000 shqiptarëve nga Kosova në këto katër vite. Poashtu duhet ta na tregohet se kush është meritorë (përgjegjës) për mbylljen e shkollave, për mungesë të nxënësve, në të katër anët e Kosovës.” – ka shkruar ai në Facebook.