Besnik Krasniqi nga AAK, dega në Prizren ka reaguar sot, pas vendimit të Qeverisë Kurti për fillimin e procedurave për ndërtimin e një fabrike të municionit, shkruan Periskopi.
Ai në një postim në Facebook e ka quajtur atë si paradoks i pushtetit duke u shprehur se orizin e pasulin e konsideron sekret shtetëror, ndërsa bën fushatë me armatimin e ushtrisë.
“Pushtet i paradokseve. Nga njëra anë me mburrje tregon se sa fishekë i ka e sa do t`i blejë për ushtrinë, nga ana tjetër pasulin e orizin e cilëson sekret shtetëror.”- ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Pushtet i paradokseve. Nga njëra anë me mburrje tregon se sa fishekë i ka e sa do t`i blejë për ushtrinë, nga ana tjetër pasulin e orizin e cilëson sekret shtetëror.
Është normale që ushtria të ketë armatim, por të bësh fushatë të tillë rrezikon sigurinë e vendit dhe të gjithë ushtarakëve të tjerë, të cilët edhe ashtu janë të rrezikuar nga kequshqyerja.
Kryeministër, askush nuk të ka faj që të ka ngelur deficit të flasësh për armë e uniforma. Kur ka qenë koha e kushtrimit për luftë, ke hezituar të rreshtohesh përkrah UÇK-së. Atëherë nuk bëre asgjë, kryeministër! Si në luftë, si në paqe, demagog e propagandues! I tillë do të mbetesh edhe pas 9 shkurtit. Veçse si politikan në pension!