Live

Krijimi i shtetit Bektashi, Rama u përgjigjet zërave kundër: Njihuni me faktet, ka ardhur koha të vihet në jetë

08:22 / 25 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me reagimet dhe zërat kundër idesë së krijimit të një shteti bektashi në Shqipëri. Në një postim të gjatë në X, kreu i qeverisë shqiptare thotë e ka ardhur koha që kjo ide të vihet në jetë, pasi sipas tij është në harmoni të plotë me interesin tonë kombëtar.

Ai i fton kundërshtarët e kësaj ideje që të njihen me faktet dhe kontributet historike të Urdhrit Bektashi në punët e kombit e të fesë në Shqipëri.

Sipas Ramës “nga ideja tek jetësimi i saj ka një kohë të tërë për t’u kthjelluar çdo gjë dhe një proces të tërë publik e legjislativ për t’u zhvilluar, kështu që nuk ka asnjë ngut e asnjë nevojë për polemika të kota.

Më tej kryeministri thekson se “ngritja e statusit të Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri në nivelin e një entiteti sovran jo vetëm do të ulte ndjeshëm kërcënimin real të tkurrjes së atij komuniteti deri në tretje në harkun e disa dekadave, po do të garantonte një vazhdimësi të qëndrueshme  të ekzistencës së tij për breza të tërë”.

Shpërndaje në

U Kopjua