Live

Kryeministri i Polonisë konfirmon “shkelje të shumta” të hapësirës ajrore polake

08:33 / 10 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka konfirmuar se ka pasur “shkelje të shumta” të hapësirës ajrore polake.

Në një postim në X, Tusk tha se është në “kontakt të vazhdueshëm” me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ka marrë një raport të drejtpërdrejtë nga komandanti operativ.

Ai shtoi se aktualisht është duke u zhvilluar një operacion i lidhur me këto shkelje.

Shpërndaje në

U Kopjua