Live

Kryeministri në Kotor, mori pjesë në darkën me liderë të rajonit dhe përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së

08:48 / 16 Maj 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Kotor të Malit të Zi, ku po qëndron për të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, mori pjesë mbrëmë në darkën me liderë, të shtruar nga Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic , njofton Kosovalive.net.

Krahas liderëve të rajonit, në darkë ishin të pranishëm edhe Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman. 

Kryeministri theksoi se në këtë samit do të diskutojë për përparimin e Kosovës në Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes dhe për çështje rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit. 

Sot, duke filluar nga ora 9:30, Kryeministri Kurti do të jetë folës në panelin e diskutimit “Situata aktuale dhe planet e së ardhmes – Plani i ri i rritjes”.

Ky është takimi i tretë këtë vit ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Kësaj radhe nikoqire e takimit është Qeveria e Malit të Zi, kurse samiti po zhvillohet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

  • Albin Kurti - LVV (48%, 113 Vota)
  • Bedri Hamza - PDK (34%, 81 Vota)
  • Lumir Abdixhiku - LDK (12%, 28 Vota)
  • Ramush Haradinaj - AAK (6%, 14 Vota)

Gjithsej Votues: 236

Loading ... Loading ...