Kryeministri polak Donald Tusk thotë se ky shtet është më afër konfliktit të hapur se në çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Kështu u deklarua ai para parlamentit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
“Nuk kam asnjë arsye të pretendoj se jemi në prag të luftës, por është kaluar një vijë dhe është pakrahasueshëm më e rrezikshme se më parë”.
“Kjo situatë na afron më shumë me konfliktin e hapur që kemi qenë që nga Lufta e Dytë Botërore”.