Live

Kryeshefi i ri i KOSTT, vëllai i gruas së Mentor Hysenit të LVV-së

09:11 / 14 Tetor 2022

Nga Kosova Live

“Familjarët janë për dasma e jo për punësim”, ishte fjalia e famshme e tash kryeministrit, Albin Kurti, sa ishte në fushatë zgjedhore duke garuar për të marrë pushtetin për një mandat të ri. Videoja me këtë thënie e shkëputur nga fushata e Kurtit shumë shpejt u bë virale. Mirëpo, mjaftoi të vinte në pushtet që kjo të ndryshonte për qeverinë Kurti, edhe tash, familjarët po rehatohen një nga një në poste në institucionet shtetërore derisa nuk dihet nëse po ftohen apo jo në dasma.

Me 10 gusht të këtij viti përmes një konkursi publik, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, (KOSTT), shpalli të hapur pozitën për kryeshef ekzekutiv të këtij institucioni. Burime të Gazetës Infokus bëjnë të ditur se besimin nga bordi i drejtorëve, për këtë pozitë e ka marrë, Evetar Zeqiri, i cili është vëllai i bashkëshortes së Mentor Hysenit, kandidatit për deputet e anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Miku (bashkëshorti i motrës) së, Evetar Zeqirit, Mentor Hyseni, ishte kandidat për deputet në listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e vitit 2019, ndërsa në qeverinë Kurti 1, përkohësisht mori edhe postin e kryesuesit të bordit të Ujësjellësit “Prishtina”. Mentor Hyseni ishte prezantuar si prurje e re gjatë para fushatës në vitin 2019. Kryetari i LVV-së, Albin Kurti e pati përshkruar atë si një profesionist.

“Për 12 vite Mentor Hyseni ka punuar në pozita të larta menaxheriale nëpër institucione të ndryshme publike në Kosovë si Ministria e Drejtësisë dhe Korporata Energjetike e Kosovës. Ndërsa në 4 vitet e fundit Mentori punon si Ekspert i Financave Publike në Kuvendin e Kosovës duke ofruar ekspertizën e tij të gjatë për t’i shërbyer një qeverisje më të mirë të parasë publike”, shkruante Kurti për Hysenin në fushatë të vitit 2019.

Shpërndaje në

U Kopjua