Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i është ndalur rryma pak para lidhjes direkte në FRONTAL të T7, ku ka qenë i ftuar për tl folur për reduktimet e shumta me të cilat po përballën qytetarët e vendit.
Kastrati me tu lidhur drejtpërdrejt me FRONTAL, theksoi se ndërprerja e lidhjes ndodhi pikërisht për shkak të ndaljes së rrymës, dhe se kjo mungesë e energjisë ka shkaktuar edhe telashe të tjera tek qytetarët, ekonomitë familjare e bizneset.
‘Po sigurisht prandaj edhe lidhja jonë direkte pati telashe. Mungesa e rrymës ka shkaktuar edhe në telefoni pasi disa antena që e përçojnë sinjale nuk kanë rrymë aktualisht, prandaj kemi probleme të tilla. Në çdo segment, mungesa e energjisë elektrike e ka godit qytetarin e komunës së Malishevës si në amvisëri si në biznese si gjithandej ku zhvillohet jeta e qytetarëve’’, ka shkruar ai.
Po ashtu, kryetari i kësaj komune ka bërë të ditur se reduktimet atje janë të mëdha dhe të shpeshta.
Komuna e Malishevës është një nga komunat me më shumë mungesë të furnizimit me energji elektrike, sepse mungon një nënstacion që do të duhej të ndërtohej nga KOSTT-i, e që tri vjet e më tepër ende nuk kemi asnjë në këtë drejtim që ta ndërtojmë këtë nënstacion. Në të kundërtën tash po ballafaqohemi me mungesë reduktime të mëdha të rrymës të shpeshta të pakontrolluara madje, e që të gjitha këto po shkaktojnë dëme në ekonomi familjare, e në biznese’’, ka shtuar ai.
Tutje, ai ka thënë edhe se, ndjen keqardhje për mërgimtarët që kanë ardhur në Kosovë për t’i kaluar pushimet e po përballen me këto telashe.
‘‘Më shumë keqardhje po flas në emër të mërgimtarëve që kanë ardhë këto pak ditë feste t’i kalojnë pranë familjeve të tyre, e që nuk kanë ambiente të ngrohta. Ne i kemi gjashtë dalje të furnizimit të energjisë elektrike gjithandej gjatë territorit të Komunës së Malishevës, e të gjitha këto dalje kanë reduktimet 1 orë, 1 orë e gjysmë, 2 orë. Por edhe pas përfundimit të reduktimeve kemi prapë ndërprerje të shkurtra të rrymës’’, ka deklaruar ai.