Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Mbrojtjes për Politika Evropiane dhe NATO, David Baker sot do të viziton Kosovën.
Baker gjatë vizitës së tij në Kosovë do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një darkë pune.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, do ta takojë sonte Zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politika Evropiane dhe NATO, David Baker, në një darkë pune të shtruar nga ministri Maqedonci”, ka thënë ai.
Ndrysh, Baker u takua sot edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila pas takimit ka theksuar se Kosova është më e fortë kur SHBA-të qëndrojnë krah nesh, dhe po ashtu, është më e sigurt dhe më e zhvilluar.