Live

Kryeziu: VV po i shantazhon dhe kërcënon gjyqtarët e PZAP duke i ekspozuar

16:12 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës Ismet Kryeziu, ka deklaruar se e sheh si akt të papranueshëm shantazhi dhe kërcënimi, ekspozimin e gjyqtarëve të PZAP-së nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, një veprim i tillë përbën ndërhyrje dhe goditje në këtë institucion, por edhe në sistemin e drejtësisë, raporton Klankosova.tv

“Shënjestrimi, publikimi dhe ekspozimi i gjyqtarëve të PZAP nga deputetë e politikanë të VV-së, para vendimit për certifikimin e Listës Serbe, është akt i papranueshëm shantazhi, kërcënimi dhe presioni politik.

Ky veprim përbën ndërhyrje flagrante në pavarësinë institucionale dhe goditje të drejtpërdrejtë ndaj integritetit të gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë.

Për më tepër, duke qenë se PZAP është paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa i përbërë nga gjyqtarë, çdo presion ndaj tij cenon drejtpërdrejtë besueshmërinë dhe integritetin e procesit zgjedhor.”

Shpërndaje në

U Kopjua