Live

Kurti e konfirmon vendimin për mallrat serbe, thotë se ka ndryshuar masa e sigurisë deri në ardhjen e skanerëve

14:17 / 07 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë një konference për media e ka konfirmuar ndryshimin e masës së sigurisë në “një pikë kufitare” me Serbinë, pa e cekur se cila.

Ai përmendi “dy zhvillime shumë të rëndësishme”- mbledhjen e CEFTA’s të mërkurën dhe samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor.

“Sot paradite ministri i Punëve të Brendshme i ka shkruar drejtorit të Doganave që në njërën nga pikat kufitare me Republikën e Serbisë, Republika e Kosovës e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi te kontrolli i shtuar derisa të na vijnë skanerët. Në momentin kur të na vijnë skanerët, atëherë ata vendosen në të gjitha pikat kufitare por derisa nuk na vijnë skanerët ne do të hapim një pikë kufitare e cila do ta ketë kontrollin e shtuar për shkak se masat që i kemi ne janë masa të sigurisë dhe në shtatë ditët në vijim i kemi dy zhvillime shumë të rëndësishme, pasnesër është mbeldhja e CEFTA’së ndërkaq sot një javë është samiti i Procesit të Berlinit me rastin e 10 vjetorit ku edhe presim që të kalohet nga CEFTA në CRM apo në Tregun e Përbashkët Rajonal”, tha Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...