Live

Kurti i bindur: Më 9 shkurt, fitorja e VV-së do të jetë më e thellë se në zgjedhjet e vitit 2021

12:07 / 05 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

Ai ka bërë të ditur se edhe në zgjedhjet e ardhshme, partia e tij do të jetë në koalicion me GUXO e Alternativën.

“Me GUXO dhe Alternativën do të jemi bashkë në koalicion, siç kemi qenë bashkë në fushatë, bashkë në fitore, në qeverisje, së bashku, sërish në një listë për zgjedhjet e ardhshme, para qytetarëve jemi ballëhapur e të gëzuar se askush tjetër para nesh, e nuk mund të them pas nesh, se do të fitojmë sërish në shkurt”, ka thënë Kurti.

Tutje, kryeministri i Kosovës është shprehur i bindur për fitore edhe më të thellë se sa në zgjedhjet e vitit 2021, megjithatë ai ka thënë se në këto zgjedhje gjithçka fillon nga zero.

“Shumica dërmuese e popullësisë vazhdon të na mbështetë së paku sa pranveren e vitit 2021, e mbase më shumë se aq, por për zgjedhjet e ardhshme duhet të punojmë që të mbledhim gjysmëmilioni votave, andaj mos të llogaritim në 438 mije vota të 14 shkurtit 2021, tash duhet të orvatemi ta mbrojmë atë shifër, se të gjitha partitë nisin nga niveli zero”.

“Ne duhet ta mbërrijmë atë që kemi arritur, dhe ta tejkalojmë sepse na nevojtitet shumica e qëndrushme për vazhdimin e reformave të thella. Nga java e ardhshme na ndajnë katër muaj nga fitorja e tretë që do ta shënojmë më 9 shkurt, do të jetë një fitore më e lartë, më e thellë, më e madhe, më e gjerë se në vitin 2021”, ka potencuar Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...