Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeministër i Kosovës në një tubim tubimi kandidatët për deputet të kësaj partie ia ka barazuar kundërshtarët e tij politik me Listën Serbe.
Duke kërkuar 500 mijë vota nga qytetarët e Kosovës, Kurti ka thënë se ato i duhen që të mos varet nga Lista Serbe dhe partitë e tjera të cilat i ka quajtur “klubi i stërvjetruar politik”, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Por, 500 mijë vota nuk është thjeshtë aspiratë për kuriozitet por është më e nevojshme se kurrë që jo vetëm të vazhdojmë punët e mira, të drejta e të domosdoshme që kemi nisur por edhe të mos varemi nga Lista Serbe e as nga klubi i stërvjetruar politik. Varësia në ta e prej tyre është veç në dëm të Kosovës. Të varesh nga do të thotë ose nuk ja do të mirën Kosovës ose je i gllabëruar prej më shumë se 20 vjet ç’koordinimi të institucioneve e sakatimit të vendit.”, ka theksuar Kurti.
Kurti po ashtu tha se në Republikën e Kosovës kësaj radhe zhvillohen tri gara elektorale.
“Janë ata që garojnë me pragun, janë ata që garojnë mes vete në garën e pretendentit serioz, dhe janë ata që garën e vetm,e e kanë me vetëveten. Edhe pse jemni në nje process electoral, ne realisht jemi në gara krejtësisht të ndara. Lëvizja Vetëvendosje garon vetëm me veten nuk na duhet të humbim kohë me të tjerët port ë garojmë me veten me vështrimin me qëllimet tona më të larta.
Le të angazhohemi me të gjitha mundësitë, individuyale dhe kolektive, familjare dhe profesaionalee për ta ngritur subjektin tonë në shifrën prej 500 mijë votuesve apo gjysmë milioni të qytetarëve të Republikës. Kjo pra është beteja jonë e cila nis sot dhe nuk do të ndalet deri në orën 19 të ditës së diele të nëntë shkurtit të vitit 2025.”, u shpreh ai.