Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje mori pjesë në një tubim në Interlaken të Zvicrës.
VV’ja thotë se Kurtit iu bë një pritje e jashtëzakonshme, ndërsa aty i doli edhe kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Në videon e postuar nga VV’ja shihet Rahmaj duke ia zgjatur dorën Kurtit.
“Pritje e jashtëzakonshme për Kryeministrin Albin Kurti nga bashkatdhetarët në Interlaken të Zvicrës. Mërgata me Lëvizjen. Lëvizja me mërgatën”.