Live

Kurti për pak rrëzohet në shkallë, shpëtohet nga bashkëpartiakët

19:16 / 04 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Gjatë një vizite zyrtare në Gjilan, ku mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti për pak sa nuk u rrëzua duke zbritur shkallët.

Në një moment të papritur, Kurti humbi ekuilibrin, por ndërhyrja e shpejtë e bashkëpartiakëve pranë tij shmangu një incident të mundshëm.

Kurti ndodhej në Gjilan për të konfirmuar zyrtarisht kandidaturën për mandatin e dytë të Alban Hysenit si kryetar i komunës.

Shpërndaje në

U Kopjua