Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga diaspora të regjistrohet për të votuar.
Përmes një video-adresimi, Kurti është shprehur se kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit të regjistrimit, prandaj ka këshilluar të mos e humbasin mundësinë për të ndikuar në të ardhmen e Kosovës.
“Për të shfrytëzuar të drejtën tuaj për të votuar, duhet të regjistroheni online në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e ku afati i fundit është data 26 dhjetor 2024, pra dita e enjte”, u shpreh Kurti.