Live

Kurti: Sulmi në Ibër-Lepenc na bëri të kuptojmë sa e rëndësishme është të forcohemi në aspektin energjetik

10:24 / 18 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Ministria e Ekonomisë ka lansuar Ankandin e Parë të Erës prej 100 MW në Kosovë, me përkrahje të Korporatës Ndërkombëtare Financiare si këshilltar kryesor i transaksionit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Kosova ka potencial të madh natyror për energji të ripërtritshme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai shtoi se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit ua ka bërë me dije rëndësinë për fuqizimin energjetik.

Kurti foli edhe për ekonominë, teksa ripërsëriti se “ekonomia e Kosovës po rritet me ritmin më të shpejtë në rajon”.

“Ekonomia jonë po rritet me ritmin më të shpejtë në rajon, me rritje të bruto produktit vendor prej 6.36 përqind mesatarisht në tri vitet e fundit. Sot në krahasim me fillimin e mandatit tonë qeverisës kemi dyfishim të eksporteve dhe më shumë se dyfishim të investimeve të huaja direkte. Kjo reflekton edhe në rritjen e konsumit të energjisë elektrike nga bizneset.  Padyshim që kjo rritje ekonomike duhet të reflektohet edhe me rritjen e kapaciteteve të energjisë. Varësia nga importi i energjisë, veçanërisht nga shtetet autokratike, janë të rrezikshme jo vetëm për ekonominë por edhe për sigurinë kombëtare.

“Sulmi kinetik ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Ibër Lepencit  për furnizim me ujë e energji na e bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptimin energjetik të qeverisjes e të jetës sonë. Andaj shumëfishimi i burimeve të energjisë përmes energjisë së ripërtritshme, nuk është zgjidhje vetëm për sektorin e energjisë por edhe për të mbrojtur pavarësinë energjetike të Kosovës”, shtoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...