Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.
Gjatë takimit, Kurti dhe Sørensen diskutuan mbi zhvillimet e fundit, situatën e komuniteteve joshumicë – me theks të veçantë te komuniteti serb – si dhe hapat drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.
Ai bëri të ditur se që nga prilli i vitit 2024, mbi 800 qytetarë janë punësuar përmes një programi të nisur nga qeveria, ndërsa që nga fillimi i vitit të kaluar janë regjistruar mbi 430 biznese të reja.
“Gjithashtu, që nga nëntori i vitit 2022, rreth 200 pjesëtarë të rinj serbë i janë bashkuar Policisë së Kosovës”.
Kurti ngriti gjithashtu shqetësimin për kërcënimet e vazhdueshme nga liderët e Serbisë dhe arrestimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës që tranzitojnë përmes territorit serb, duke kërkuar një reagim të fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare.