Live

Kurti thotë se 2024 është viti i pasaportës së Kosovës, ia lë gjithë meritat Qeverisë së tij

21:35 / 22 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se viti 2024, është viti i pasaportës së Republikës së Kosovës, duke shtuar se ajo po renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave.

Sipas Kurtit, pasaporta e Kosovës është në mesin e top 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh në dekadën e fundit. Për këtë ia ka lënë meritat Qeverisë së tij, teksa ka publikuar një infografikë ku renditen vendet ku mund të udhëtonin kosovarët para liberalizimit dhe tash pas liberalizimit.

“Ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave, është në mesin e top 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh në dekadën e fundit, dhe me të sot mund të udhëtojmë në 38 vende të botës më shumë sesa në vitin e kaluar. Qytetarët tanë tashmë lëvizin lirshëm dhe të pa diskriminuar, pa pasur nevojë të presin para dyerve të ambasadave për të marrë vizë për udhëtime afatshkurtra në shumë shtete. Me liberalizim të vizave, me njohje të pasaportës sonë edhe nga shtete mosnjohëse, po e afrojmë Kosovën, me Evropën dhe përtej”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...