Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se gabimet e mëhershme në dialogun Kosovë-Serbi, nuk duhen faturuar qeverisë aktuale.
“Gabimet e mëhershme s’duhet t’ia faturojmë qeverisë së sotme”, ka thënë Kusari në seancën e sotme plenare.
Sipas saj, ideja e shkëmbimit të territoreve ka qenë faza më e rrëzikshme e procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Me idenë që dy palët duhet të japin diçka, filloi edhe faza më e rëndë dhe e rrezikshme e procesit negociator në mes të Kosovës dhe Serbisë, ajo e shkëmbimit territorial, ajo kohë shkaktoi një tërmet politik në Kosovë dhe një reagim të duhur si nga spektri politik edhe nga shoqëria… Prej idesë për shkëmbim territorial e deri te mekanizmi antikushtetues, dëmi i asaj periudhe ende po e përcjell Kosovën, bindja që Kosova duhet të japë diçka mbeti e shënuar edhe në arsyetimet e sotme të bashkësisë kombëtare edhe te Serbia”, ka shtuar Kusari, njofton Klankosova.tv
Kusari tha se qeveria e sotme po e ridizajnon në favor të Kosovës procesin e dialogut.