Kryetari i Skenderaj-it në një postim në Facebook thumbon Kryeministrin Albin Kurtin në përvjetorin e vdekjës së Astrit Deharit
Positimi i plotë:
Trego Albin, meqë keni deklaruar se i ndjeri Astrit Dehari është mbytur në burg të Prizrenit, kush e mbyti Astritin?
Trego Albin, trego, në mos për askënd tjetër, për familjen, sidomos për vajzën e tij, që jetojnë me shpresën se do të zbardhet e vërteta e kësaj enigme, brenda së cilës ka deklarata e ngjarje të pashpjegueshme, nga humbja e mostrave, rikthimi i tyre më pas, djegia e zyrave të Institutit të Mjekësisë Ligjore e deri te pohimet e zyrtarëve të lartë të partisë tuaj, që e deklaruan me plot gojën si vrasje!?
Gjatë këtyre 4 viteve të gjitha mundësitë i kishit në dorën tuaj të zbardhni të vërtetën!
Nëse ju e dini kush janë vrasësit, pse nuk tregoni?