Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka përfunduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e tij atje vjen në fund të mandatit të tij si emisar.
Takimin e fundit ai e ka zhvilluar me Zëvendëssekretari amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma, të cilin e ka informuar për zhvillimet në rajon dhe procesin e dialogut.
“Përfundova vizitën time në Washington DC me një bisedë shumë të vlefshme me Richard Verma. E informova atë për zhvillimet në rajon dhe dialogun dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë SHBA-BE në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.