I njohur për këngët e tij me tematikë dashurinë, të cilat me t’u publikuar shndërrohen në hite të padiskutueshme, Butrint Imeri sapo ka lansuar edhe këngën e tij të fundit të titulluar “LEJ KTO RRENA”, shkruan Sinjali.
Butrinti edhe kësaj here vjen me një super këngë kushtuar dashurisë dhe pjesë e klipit të tij është edhe ish banorja e BBVK2 Alba Vukaj.
Si gjithmonë mes stil dhe me shije, kënga e Butrintit tashmë po pëlqehet shumë nga fansat e tij.
Këngën mund ta ndiqni më poshtë: