Live

Lekaj: Qe tre muaj bizneset s’i kanë marr mjetet e Superpunës, ministër mos i përdor për qëllime votash

18:50 / 02 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin pasi sipas tij po e përdor programin Superpuna për fushatë.

Lekaj tha se qe tre muaj bizneset nuk i kanë marrë mjetet nga ky program.

Sipas tij, këto mjete do të transferohen gjatë fushatës zgjedhore.

Teksa foli për këtë, deputeti kërkoi nga ministri që të transferojë mjetet dhe mos t’i përdor për vota.

Reagimi i Pal Lekajt

Hekuran Murati duket se ka vendosur të përdorë edhe mjetet e programit SupërPuna për fushatë.

Kanë kaluar mbi tre muaj që bizneset nuk kanë marrë mjetet nga ky program, gjë që po dëmton veçanërisht bizneset e vogla familjare, të cilat kanë marrë rrezikun e punësimit të stafit të ri. Ka shumë gjasa që këto mjete janë planifikuar të transferohen gjatë fushatës zgjedhore, sepse frika nga humbja e besimit po i shtyn ata të përdorin çdo mjet të mundshëm.

I bëj thirrje publike zotit Murati që t’i transferojë mjetet e SupërPunës tek bizneset në kohë, duke respektuar afatet e përcaktuara, dhe të mos i përdorë ato për qëllime votash.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

  • Albin Kurti - LVV (49%, 194 Vota)
  • Bedri Hamza - PDK (34%, 136 Vota)
  • Lumir Abdixhiku - LDK (12%, 46 Vota)
  • Ramush Haradinaj - AAK (6%, 23 Vota)

Gjithsej Votues: 399

Loading ... Loading ...