Kreu i NISMA’s për Kosovën Fatmir Limaj, ka vizituar sot vendin e tij të lindjes Malishevën.
Limaj në një status në Facebook u shpreh se rinia e këtij qyteti, gjithnjë është rreshtuar në rrugën e duhur. Në fund ai ka falenderuar të gjithë për përkrahjen.
Postimi i plotë:
Në Malishevën Urbane, për një bashkëbisedim të hapur me rininë e mrekullueshme të Llapushës heroike, që janë duke u mobilizuar si asnjëherë më parë për rikthimin e zërit të Nismës Socialdemokrate në Parlamentin e Kosovës.
Rinia e Malishevës gjithnjë është rreshtuar në rrugën e duhur, përherë ka qenë promotor i proceseve politike dhe krah nismave për të mirën e vendit, dhe si e tillë tashmë fuqishëm dhe e bashkuar kanë nisur punën e madhe për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për ndryshimin e domosdoshëm të qeverisjes qendrore.
Faleminderit për përkrahjen bashkëvendës të dashur!