Live

Limaj: Ura e Saradranit tregon “takatin” e kësaj qeverie – këta janë krejt qyqana

21:31 / 28 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Në emisionin EURO N’T7 sonte është diskutuar për nismën ekonomike të Fatmir Limajt dhe partisë së tij.

Në këtë intervistë Limaj ka konstatuar se katër vitet e kësaj qeverie janë të humbura në secilën fushë.

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur edhe për projektet infrastrukturore të vendit për të cilat ka thënë se janë ndër sukseset në të mëdha të qeverive të kaluara.

Ndërsa duke komentuar ceremoninë e vetme infrastrukturore të qeverisë aktuale, atë të urës së Saradranit ka thënë se kjo qeveri kaq ka takat për punë.

“Ura e Saradranit e tregon takatin e tyre, aq mujnë këta, nuk duhet me befasu askënd kjo, këtë janë krejt qyqana nuk dinë as qysh ka ardh liria e as qysh është bërë shteti . Këta kurrë në jetë të tyre nuk kanë bërë asgjë, për këtë i madh e i vogël kanë shkuar në atë ceremoni duke përfshirë edhe kryeministrin”, ka shtuar Limaj.

Në anën tjetër për ndërtimin e dy autostradave ka thënë se liderët e UCK janë të gatuar për punë të mëdha, sikur ishte çlirimi e më pas ndërtimi i vendit.

“Ndërtimi i autostradave dhe rrugëve të shumta në secilin cep të Kosovës tregon se ne jemi të gatuar për punë të mëdha, ne kemi marr vendime të mëdha për këtë vend dhe nuk duhet me mendu për veti. Kosovën duhet me desht gjithë e jo me episode. 51 % të votave i kanë marrë qy për çka me ndërtu një urë disa metra të cilën pa asnjë problem e kishin ndërtu edhe vetë komuniteti atje”, ka pohuar Limaj.

Limaj i cili për një kohë ka qenë edhe ministër i Infrastrukturës ka thënë se Kosova dhe Gjermania janë vendet e vetme ne BE kur nuk paguhet për kalimin për autostradë kjo pasi që shteti ynë ka ndërtuar gjitha këto rrugë me para të buxhetit të vet duke mos i pasur borxh askujt asnjë cent të vetëm derisa shtetet e rajonit gjitha autostradat i kanë dhënë me koncesion për 100 vjet e tutje./Express/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...