Live

LIVE| Zvicra e shënon edhe golin e katërt ndaj Kosovës

21:38 / 05 Shtator 2025

Nga Kosova Live

09:26 – Thellohet rezultati, Zvicra ia jep të tretën Kosovën
Pas 39 minutash lojë, Zvicra po fiton me rezultat 3:0 ndaj Kosovës.

Silvan Widmer shënoi pas asistimit nga Fabian Rieder.

21:14 – Zvicra shënon të dytin, Kosova në krizë
21:11 – Akanji ndëshkon Dardanët, Zvicra 1:0

Zvicra po fiton 1:0 ndaj Kosovës në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Manuel Akanji realizoi në minutën e 22-të me kokë pas një rivënie nga këndi.

Helvetikët dominuan edhe me posedim edhe deri në momentin e golit.

21:04 – Zvicër-Kosovë, në tribuna edhe Albian Hajdari

Aktualisht po luhet ndeshja midis Zvicrës dhe Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Gazetari Arlind Sadiku ka hasur në tribuna në lojtarin e Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Albian Hajdarin.

Mbrojtësi shtatlartë u transferua sivjet te Hoffenheimi nga Luganoja.

19:47 – Formacionet Zvicër-Kosovë, debuton Avdullahu

Pak më shumë se një orë para ndeshjes Zvicër-Kosovë janë bërë të ditura formacionet.

Gazetari i Klan Kosovës dhe Artmotion, Arlind Sadiku, ka ndarë një imazh të dy formacioneve.

Kosova e nis me Muriqin në portë, para tij Paqarada, Dellova, Rrahmani dhe Vojvoda.

Në mesfushë janë Muslija, Rexhbeçaj dhe Avdullahu.

Ndërkaq, sulmin e përbëjnë Jashari, Muriqi dhe Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua