Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në Facebook sërish ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e thirrur më 7 gusht nga OVL e UÇK-së, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ai gjithashtu edhe ka publikuar edhe oraret e autobusëve për këtë protestë.
“Ju ftoj të merrni pjesë në “Protestën për drejtësi”, në Prishtinë, të organizuar nga OVL e UÇK-së, më 7.8.2025, në ora 17:00”.
“Pesë autobusë janë siguruar për transportin e pjesëmarrësve në protestë. Në ora 14:30, nga Krajkova niset një autobus. Në ora 15:00, nga Komorani niset një autobus. Në ora 15:00, nga Stacioni i Autobusëve në Drenas, nisen tre autobusë. S’kemi heronj për të sakrifikuar”, ka shkruar tutje Lladrovci.