Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se Luan Sylaj i ka plotësuar kriteret për drejtor në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
“Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka një rol thelbësor në sektorin e bujqësisë dhe të zhvillimit rural. Përmes kësaj mbështetje, fermerët dhe prodhuesit vendor kanë mundësi që të rrisin prodhimin e tyre dhe të nxisin zhvillimin e qëndrueshëm rural. Procesi i përzgjedhjes së drejtorit është realizuar në përputhje të plotë me Ligjin për Zyrtarët Publik dhe me procedura të parapara me legjislacionin në fuqi. Kandidati i propozuar është Luan Sylaj i cili ka një përvojë të pasur menaxheriale dhe është një personalitet me integritet”, deklaroi Peci.