Live

Lushtaku: Kurti, kryeministri i parë në botë që shpenzoi dhjetëra milionë euro me subvencionime për të krijuar krizë të paparë energjetike

21:47 / 28 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar në lidhje me situatën e fundit të ndërprerjeve të energjisë elektrike në Kosovës.

Lushtaku ka thënë se Albin Kurti është kryeministri i parë në botë që ka shpenzuar dhjetëra milionë euro për të krijuar një krizë energjetike të paparë.

Ai thotë se kjo qeveri ka subvencionuar mbi 15 mijë familje për të kaluar në ngrohje me energji elektrike përmes pompave termike, kondicionerëve dhe pajisjeve të tjera, duke zëvendësuar ngrohjen tradicionale me dru, pelet, briket dhe thëngjill. Kjo, sipas Lushtakut është bërë pa investuar asnjë burim të ri energjetik.

Ai thekson se “Kjo është një dështim i rëndë, i trishtueshëm dhe i pabesueshëm”.

“Një Krizë Energjetike e Paparë. Albin Kurti është bërë kryeministri i parë në botë që ka shpenzuar dhjetëra milionë euro për të krijuar një krizë energjetike të paparë. Kjo është një dështim i rëndë, i trishtueshëm dhe i pabesueshëm” shkruan Lushtaku.

Lushtaku thotë se situata do të përkeqësohet edhe më shumë gjatë verës pasi Kurti me politikat e tij nuk kanë investuar në burime të reja energjetike, por vetëm në rritjen e konsumit.

“Kjo situatë do të përkeqësohet edhe më shumë gjatë verës, kur gjysmë milioni mërgimtarë të kthehen në Kosovë dhe kondicionerët e subvencionuar nga Kurti e Rizvanolli të mbingarkojnë rrjetin edhe më tej” thekson ai në reagim.

Ai e përmbyll postimin duke thënë “Nuk ka nevojë për sabotim nga Vuçiqi apo Putini, sepse Kosovën në terr po e fut vetë qeveria e Kurtit”

“Këto politika të papërgjegjshme janë pasqyrë e një mendësie të paaftë, që po dëmton ekonominë dhe jetën e qytetarëve në mënyrë të pakthyeshme.Ajo që po ndodh sot me energjinë në Kosovë është një alarm për gjithë shoqërinë dhe një akuzë direkte ndaj një qeverie që ka dështuar të menaxhojë interesat jetike të vendit” shkruan Lushtaku në reagimin e tij në Facebook

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...