Politologu Agon Maliqi ka ironizuar me ankesën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila e arsyetoi mungesën e rezultateve për shkak të energjisë negative të kritikëve.
Maliqi kujtoi se ndërsa kryediplomatja e ka shqetësimin tek “energjia negative”, kjo përbën kontrast të madh me “energjinë pozitive të gazit lotsjellës ne Kuvend.”
“Ministrja e qeverisë me shumicën më të madhe në historinë e demokracisë sonë, qenka ankuar (dhe me gjasë arsyetuar për mungesë rezultatesh) duke thënë se gjatë punës janë përballur me shumë energji negative prej kritikëve. Kontrast i madh ky me vitet paraprake dhe energjinë pozitive të gazit lotsjellës ne Kuvend”, tha Maliqi.
Postimi i plotë:
Ministrja e qeverisë me shumicën më të madhe në historinë e demokracisë sonë qenka ankuar (dhe me gjasë arsyetuar për mungesë rezultatsh) duke thënë se gjatë punës janë përballur me shumë energji negative prej kritikëve. Kontrast i madh ky me vitet paraprake dhe energjinë pozitive të gazit lotsjellës ne Kuvend.