Live

Mallorca me dy gola e dy lojtarë më pak ndaj Barçës, Muriqi përjashtohet direkt me të kuq

20:58 / 16 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Ka përfunduar në mënyrën më të keqe pjesa e parë për Mallorcën në ballafaqimin ndaj Barcelonës.

Kjo për faktin se Mallorca po mposhtet me rezultat 0:2 por edhe se në pjesën e dytë do t’i duhet të luaj me dy lojtarë më pak.

Ishte Morlanes ai që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 33-të, ndërsa sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, gjashtë minuta më vonë u ndëshkua direkt me të kuq, njofton Klankosova.tv.

Muriqi e bëri një ndërhyrje horror ndaj portierit të Barçës duke e goditur me taka në qafë.

Golat për Barçën i shënuan Raphinha në minutën e 7-të dhe Fernan Torres në minutën e 23-të.

Shpërndaje në

U Kopjua