Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës, Ejup Maqedonci e ka nderuar sot ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier me Medaljen për Shërbim të Shquar.
Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ambasadorin Hovenier e ka falënderuar për angazhimin e tij për vendin tonë.
“Në një takim të përzemërt në mbyllje të mandatit të tij në Kosovë, me Ambasadorin Hovenier biseduam për bashkëpunimet aq të frytshme të Qeverisë së Kosovës me ShBA-në, veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe të sigurisë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kyç i Republikës së Kosovës, tradicionalisht dhe historikisht”, ka shkruar Maqedonci.