Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka dhënë një intervistë në A2 CNN, media nga Shqipëria.
Ai ka folur në lidhje me rezultatet e FSK-së gjatë kohës sa ushtron detyrnë e ministrit.
Maqedonci ka përmendur edhe çështjen e raketave amerikane “Javelin”.
“Kemi pasur trefishim të buxhetit për ushtrinë gjatë këtij mandati dhe kemi arritur të blejmë dronë Bajraktar dhe sisteme të tjera shumë të rëndësishme. Raketat Javelin janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen ndaj tankeve. Shpresojmë që t’i kemi që në vitin 2025” – ka deklaruar Maqedonci.