Live

Marrëdhëniet jo të mira mes ShBA-ve dhe Qeverisë | Hovenier e “thumboi” Kurtin në takimin e fundit: Bashkëpunimi do të na mundësonte të avokonim më efektivisht për Kosovën

00:00 / 28 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Gjatë së enjtes ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Jeff Hovenier takoi disa prej liderëeve, në takime lamtumirëse derisa po e përfundon mandatin. Në një shkrim të shkurtër, ai njoftoi edhe për bisedën me kryeministrin Albin Kurti. Megjithatë, aty vërehet një “thumb” i ambasadorit, i cili jo rrallë herë ka folur për mungesën e bashkëpunimit nga Qeveria Kurti.

Fillimisht, ambasadori në postimin e publikuar në faqen e ambasadës në Facebook, tha se diskutuan për “përparimin e Kosovës gjatë mandatit të tij”.

Megjithatë,ai theksoi qartë se kanë folur edhe për “bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte ShBA-së të avokojë më shumë për Kosovën”.

“Diskutuam ppërparimin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova ta zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike” – thuhej në postim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...